E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha: Rama jeton me boten e vizatimeve

Duke patur ne fokus te fjalimeve te tij ekonominë, lideri demokrat Lulzim Basha nga Lushnja, deklaroi se Rama jeton në një botë tjetër, larg halleve të familjeve të përditshme.

 

Me tej, Basha i ktheu edhe nje përgjigje Edi Rames, pasi ky i fundit ngriti një dolli per te ne një takim qe pati me peshkatarët e Vlorës.

 

Reklamë

Ndërsa më herët gjatë ditës, teksa shpalosi programin e Republikës së Re, Basha nga Mallakastra tha se prioriteti numër një është ekonomia e familjeve shqiptare, punësimi i të rinjve e mirëqenia e fshatit.

 

I bindur në fitoren e kauzës së tij, kryedemokrati kërkoi mbështetjen e qytetarëve të Mallakastrës në zgjedhjet e 25 qershorit. Kryetari i opozitës theksoi se nëse vjen në pushtet qytetaret do të kenë edhe fuqinë e shkarkimit te deputetit.

Më shumë video

Reklamë