Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë nga Kombinati se vendi ka nevojë për punë dhe jo për palma.
Basha ka thënë para qytetarëve se gjëja e parë që do të bëjë pasi të vijë në pushtet, është se do të ulë taksat, për biznesin dhe naftën. “Nafta është gjaku i ekonomisë. Nafta në Shqipëri do të jetë më e ulëta në rajon”, ka thënë Basha.
Basha ka premtuar nga Kombinati se do të ounojë nga mëngjesi deri në darkë për të ulur nivelin e papunësisë në vend.





