Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me largimin e Eliot Engel nga kongresi në SHBA pas 32 vitesh.

Teksa shprehu mirënjohje për kontributin e çmuar që i ka ofruar Shqipërisë dhe Kosovës, ai theksoi në meszhin e shpërndarë në “Tëitter” se Engel është një avokat i palëkundur që ka dhënë mbështetje vendimtare gjatë këtyre 3 dekadave.

“Shpreh mirënjohjen time më të thellë për mikun tonë të shtrenjtë dhe avokatit tonë të palëkundur Z. Eliot Engëll. Faleminderit për mbështetjen vendimtare gjatë 3 dekadave, që ka sjellë pavarësinë e Kosovës dhe tranzicionin demokratik në Shqipëri, përfshirë anëtarësimin në NATO. Do të vazhdojmë më tej së bashku punën ende të papërfunduar”, shkruan lideri demokrat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *