Subscribe

Ndalesat e radhës të kryedemokratit Lulzim Basha për fushatë elektorale ishin Mati dhe Bulqiza, nga ku kërkoi nga demokratët që ta mbështesin në garën brenda PD-së.

 

Ai garantoi se do të bëjë gjithçka për të çuar deri në fund betejën përballë qeverisë.

 

“Dua t’ju siguroj që nuk ka fjalë në fjalorin e pasur të gjuhës shqipe që mund të shprehë përmasat e vërteta të mirënjohjes që ndjej në shpirtin tim për sakrificën tuaj si dhe t’ju them se për këtë sakrificë dhe vetëmohim, sa të kem frymë, nuk do të resht të bëj asgjë në dorën time, nuk do të lë asgjë pa bërë derisa çdo pikë djerse e sakrificës tuaj, të shpërblehet. Por me përgjegjësinë që na kanë dhënë shqiptarët, me përgjegjësinë që na kanë ngarkuar demokratët kudo që ndodhen, atë për të sjellë ndryshimin, jam këtu për t’ju kërkuar ndihmën tuaj. Jam këtu për t’ju kërkuar ta vazhdojmë bashkë këtë përballje, ta vazhdojmë bashkë këtë betejë! Natyrisht, të vetëdijshëm se sa më shumë duhet të bëjmë, duke u nisur nga unë dhe sa më shumë të bëjmë, aq më shpejt do t’ia shkurtojmë ditën regjimit. Ta vazhdojmë bashkë betejën krah njëri-tjetrit, me besimin e madh, mos të hedhim poshtë atë që kemi ndërtuar së bashku dhe kjo është ftesa ime ndaj çdokujt që e ka zemrën apo mendjen të turbulluar, është që të mos gjejë arsye apo të krijojë arsye për të rrëzuar atë që keni ndërtuar dhe kemi ndërtuar së bashku deri më sot, falë sakrificës së gjithësecilit prej jush. Ndaj, të diskutojmë nga afër shqetësimet, mendimet, kritikat, rrugëdaljet, nga ana tjetër, le të jemi të qartë se kjo garë e ka dhe një disavantazh.”

 

Kreu i ri Partisë Demokratike do të zgjidhet në datën 13 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *