Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e konsideron një kambanë alarmi rastet me COVID-19 në një fasoneri në Krujë dhe përhapjen e virusit në Kurbin.

Në një dalje për mediat, lideri demokrat tha se e kishte theksuar më herët që fasoneritë janë vatra të nxehta për përhapjen e koronavirusit. Ai shtoi se nuk ka asnjë informacion nëse janë testuar të tjerët në Krujë dhe Kurbin, apo Shkodër.

“Sot kemi marrë disa lajme jo të mira, virusi krijoi vatra të reja, vetëm një rritje e lehtë e testimeve na konfirmoi se sa më shumë teste të bëhen aq më shumë të infektuar konfirmohen, shumica zonja dhe vajza që punojnë në fasoneri. E kam thënë shpesh këtë javë që fasoneritë janë vatra të nxehta përhapjen. Rasti i Krujës është shumë shqetësues, tre zonja janë konstatuar të infektuara, njëra infektoi edhe të birin, raportohet se nga Kruja infeksioni u përhap në Kurbin. Aktualisht nuk ka asnjë informacion nëse janë testuar të tjerët në Krujë dhe Kurbin, apo Shkodër, por sipas medieve u është kërkuar që të izolohen.”

Basha shprehet se rastet e infeksionit në fasoneri kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe se nuk ka më kohë për refuzime, ndërsa nënvizoi se qeveria duhet të mbyllë fasoneritë në të gjithë vendin.

“Rasti i përhapur nga fasoneria e Krujës në dy zona në Kurbin është kambanë alarmim. Opozita e ka pasur informacion e infektimit në Krujë dy ditë më parë, dhe kemi informuar autoritetet në mënyrë institucionale në minutat e para të marrjes së informacionit, por qeveria vepron me shumë vonesë. Rastet e infeksionit në fasoneri kërkon ndërhyrje urgjente. Nuk ka më kohë për refuzime kokëforta. Qeveria duhet të mbyllë fasoneritë në të gjithë vendin. Duhen masa konkrete për ndihmën e biznesit, në të kundërt jo vetëm bëhet përgjegjëse por con dëm sakrificën e shqiptarëve. Të testohen të gjithë punonjësit në fasoneritë e prekura. Duke mbyllur fasoneritë, testimin dhe gjurmimin shmanget mundësia e infektimit të 70 mijë qytetarëve. Përhapja e virusit që sjell izolimin e zgjatjes do të na kushtojë më shumë se paga e këtyre punonjësve sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *