Nga 1 shtatori Partia Demokratike nis punen per tu bere gati per betejen elektorale te qershorit 2019. Lideri I opozites Lulzim Basha ka theksuar se paralelisht me zgjedhjet ne parti do te nise procesi I perzgjedhjes se kandidateve per garen per bashkite.

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

PD do të nisë paralelisht procesin e zgjehdjeve të brendshme në shtator dhe procesin e identifikimit të kandidatëve për zgjedhjet lokale dhe natyrisht do të përgatitet edhe për zgjidhjen politike e cila nuk mund të jenë vetëm zgjedhjet lokale. Pra ne do të jemi në një proces aktiv me të gjithë anëtarësinë tonë, me të gjithë simpatizantët natyrisht në bashkëpunim me aleatët por jo vetëm edhe me faktorë të tjerë atë pjesë të shëndoshë të shoqërisë civile që të identifikojmë njerëzit më të mirë në mënyrë që sin ë zgjedhjet lokale si në zgjidhjen tjetër politike e cila patjetër do të kalojë përmes zgjedhje të përgjithshme, të parakohshme të kemi përfaqësimin më dinjitoz     

Dhe tashme nuk ka asnje dileme qe pd dhe lsi do te garojne se bashku ne zgjedhjet lokale.

 

“Kjo është shprehje e vullnetit të LSI nga kryetarja e LSI, sikundër edhe vullneti im por edhe I aleatëve të tjerë është që natyrisht opozita do të përballet e bashkuar me të gjitha sfidat.”

Nderkaq beteja e pare politike e opozites ne kete session te ri te kuvendit do te jete beteja kunder ligjit per prishjen e teatrit kombetar

Sinkron

“Mos t’I shkojë në mendje ta sjellë në seancë, sepse do të përballet me pasojat më të paparashikueshme. Ajo është vija e kuqe. Edi Rama ta mbajë këtu vath në vesh, most a kalojë vijën e kuqe.  

Pjese e axhendes se kuvendit eshte edhe kerkesa e organeve te vetingut per me shume fonde e personel te cilen nje vit me pare PD e mbeshteti por sot basha ka theksuar se procesi I vetingut ka deshmuar dy standarte.

 

“Në parim ne e kemi mbështetur, në fillim para se procesi të kishte nisur që të kishte më shumë mbështetje financiare. Sigurisht nuk mund të them që jam I entuziazmuar nga fakti që sot kemi të paktën një anëtar të komisionit të vetingut të lidhur me botën e krimit dhe me zyrtarët më të lartë të Edi Ramës. Sikundër kemi një jurisprudencë, nëse mund ta them kështu, vendimesh, të cilat venë në pikëpyetje integritetin e procesit të vetingut. Këtu e kam fjalën për ato vendime që kanë lejuar një numër jo të vogël  gjyqtarësh e prokurorësh ta kalojnë vetingun, ndërkohë që këta gjyqtarë e prokurorë kanë liruar vrasës të policëve. 

Per here te pare lideri I opozites Lulzim Basha ka folur edhe per ceshtjen e kosoves duke u shprehur kunder idese per korrigjimin e kufijve

“Dua të përsëris atë që ua kam thënë fare qartë përfaqësuesve më të lartë amerikanë dhe europianë, jo vetëm në këto 6 muaj, por që prej tetorit të vitit 2010, kur mu paraqit për herë të parë nga drejtuesit më të lartë serbë ideja e rikonfigurimit të kufijve të ballkanit se kjo në thelb është një ide anti-BE dhe anti-NATO.”   

Ende nuk ka nje vendim te opozites nese do te kete marredhenie normale me parlamentin apo do te vazhdoje ta bllokoje ate, por nje gje eshte e qarte prioritet I saj do te jete ndarja e krimit nga pushteti qe per bashen perkthehet ne nje kryeminister e minister te brendshem qe nuk kane lidhje me krimin.

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *