Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha i ka shpjeguar një fermeri në Divjakë vizionin e PD për sektorin e bujqësisë. Basha ka qëndruar për disa minuta me Lulzim Norecin, në fshatin Mizë të Divjakës duke i premtuar mbështetje financiare e duke akuzuar rivalin politik Rama se ka lënë jashtë vëmendjes fermerët.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

“Unë nuk mendoj se i bëhet vonë atij për produktet e Divjakës por nuk është çështje që dua të diskutoj me ty. Ajo që dua të them është që në qoftë se Kosova me gjysmën e buxhetit të Shqipërisë arrin të japë subvencione, në qoftë se Maqedonia me një buxhet afërsisht sa i Shqipërisë jep 100 milionë euro, pse mos të japim ne? Po e the ti ku shkojnë paratë? Kjo është. Pra, me 25 prill vendimi që do marrësh është ku do të shkojnë paratë. Atje ku kanë shkuar këto 8 vite apo do vijnë për subvencione, për ndihmë për ju.”

 

Sipas Bashës programi i PD për bujqësinë do të ndihmojë zhvillimin e ekonomisë.

 

“Dhënia e subvencioneve, ndërtimi i infrastrukturës bujqësore, dhënia e aksesit tuaj në treg, ulja e çmimit të naftës me 240 lekë, drejtë për së drejti juve ju fusin në treg. Dhe çfarë do bëjë? Ngaqë futesh në borxh, se më the e shet nën kosto lakrën, ti do kesh fitim. Kur ke fitim ti dhe familja jote ka fitim dhe konsumatori në qytet. Kur ka fitim dhe konsumatori në qytet, fiton edhe shteti. Pra, ne sot jemi në një cikël dështimesh.”

 

Më pas Basha ka takuar dy të rinj nga Durrësi të cilët kanë vendosur të largohen nga PS e t’i bashkohen opozitës.

 

“Do ta ndërtojmë këtë vend që është i bekuar nga Zoti me burime njerëzore dhe natyrore.”

 

Serian Mazreku dhe Ardit Kërtusha, të cilët iu bashkuan PD kanë qenë i pari administrator i njësisë administrative Kënetë, dhe i dyti ish-kryetari i FRESSH për qytetin e Durrësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *