E martë, 20 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha: Balla, garant i makinës me euro

Pasi lajmëroi i pari kapjen e miliona eurove në një makinë toyota yaris, lideri i opozitës Lulzim Basha ka zbuluar të tjera detaje të kësaj çështje duke akuzuar drejtpërdrejt numrin dy të Partisë Socialiste Taulant Balla. Sipas Bashës, sekretari i përgjithshëm njëherësh kreu i grupit parlamentar të partisë që drejton vendin ka dalë garant për futjen e këtyre parave në Shqipëri.

 

Reklamë

 “Paratë janë të një prej bandave më të rrezikshme të trafikut të drogës aktive kryesisht në zonën e Elbasanit por edhe në të gjithë Shqipërinë; e dyta, Taulant Balla kishte marrëveshje për të garantuar hyrjen e këtyre parave pa problem në Shqipëri; e treta policia shqiptare ka qenë nën presionin e një prej partnerëve tanë për të vepruar.”

 

Reklamë

Sipas Bashës, ekziston një lidhje mes drogës, pastrimit të parave e bumit të lejeve të ndërtimit.

 

“Ku do të shkonin këto para? Se gjërat lidhen. Çfarë e lidh Saimir Tahirin, Fatmir Xhafën, Taulant Ballën, Erjon Veliaj? Çfarë i lidh këta të 4, përveç Edi Rames, bosit të bosëve, çfarë i lidh? Trafiku i drogës, pastrimi i parave, ndërtimi i kullave.”

 

Për këto arsye, sipas liderit të opozitës Këshilli Evropian nuk do t’i hapë negociatat për anëtarësim.

 

 “Kjo është arsyeja pse këtë javë BE, përkundër dëshirës së 97% të shqiptarëve, përkundër punës që ne kemi bërë si opozitë, prapëseprapë vendos që Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet.”

 

Në seancën plenare të ditës së enjte lideri i opozitës Lulzim Basha deklaroi se Taulant Balla kishte porositur nje makine toyota yaris, ku ishin fshehur 1.5 milionë euro; te cilat ishin zbuluar.

Më shumë video

Reklamë