Subscribe

Baret restorantet dhe klubet e natës janë sektori më I prekur nga masat shtrënguese të qeverisë, ndaj nevoja për mbështejte e tyre duket emergjemente.

Një përfaqësi e kësaj industrie i ka dërguar një letër kryeministrit dhe ministrave përkatës por edhe pushtetit lokal ku kërkojnë subvencionim të barrës fiskale për të mbijetuar në këtë situatë të pazakontë.

Kostot që po mban ky sektor janë të mëdha, pasi pagesat e qirave janë të larta, ndërsa mban edhe një peshë të konsiderueshme tek punësimi. Por rihapja e bareve brenda këtij muaji duket se nuk do të jetë efektive për aq kohë sa lëvizja e qytetarëve është e kufizuar deri në orën 17 e 30.

E gjithë kjo situatë duket se do të shoqërohet  me një sjellje të re konsumatore, ku rifillimi I punës nuk do të jetë më si më parë.

Duke ju referuar peticionit, shoqata e bareve dhe restoranteve thotë se rikthimi I normalitetit do të kërkojë të paktën 18 muaj, kohë, ndaj  dhe kjo periudhë të jetë një hapësirë për të ofruar mbështjetje për rimëkëmbjen e sektorit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *