Mediat greke kanë rikthyer edhe njëherë vëmendjen tek vdekja e shqiptarit Bardhyl Tusha.

 

Tusha vdiq më 28 janar të vitit 2019 në burgun e Koridhalos. Vdekja e tij asokohe u raportua se erdhi për shkak se kishte kaluar në mbidozë.

 

Por duket se një gjë e tillë nuk ka rezultuar e saktë pasi autopsisë dhe kryerjes së hetimeve është arritur në konkluzionin se 33 vjeçari shqiptar ka ndëruar jetë pasi është mbytur.

 

CNN-i grek ka publikuar disa foto ku shihen qartë shenjat e dhunës që janë ushtruar mbi trupin e shqiptarit.

 

CNN-i grek duke u ndalur tek raporti mjeko-ligjor bënë me dije se 33 vjeçarit I është zënë goja e hunda duke ia marrë frymën.

 

Tusha ishte dënuar me akuzën e trafikut të drogës. Gjatë muajëve të fundit përveç Tushës pre e dhunës janë bërë dhe shumë shqiptarë të tjerë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *