Pavarësisht luftës në Ukrainë, pavarësisht vdekjes së papritur dhe misterioze të Alexei Navalny që zemëroi Perëndimin, gjithçka duket se po shkon mirë në jetën e dashurisë së Vladimir Putin.

Kështu të paktën pretendojnë mediat ukrainase, të cilat transmetojnë se 39-vjeçarja Ekaterina Mizulina është dashuria e re e presidentit rus.

Lexo edhe :

Related Posts

Katia Mizulina është kreu i Ligës së Internetit të Sigurt, një organ zyrtar që në fakt censuron internetin, shkruan Daily Mail.

Vajza e një senatori të vendosur anti-Putin dhe anti-ukrainas dhe një studente universiteti, Mizulina shihet si personi që përpiqet të fshijë çdo kritikë ndaj liderit rus, veçanërisht në lidhje me luftën kundër Ukrainës.

Mediat thonë se Putin dhe Mizulina janë “afruar”.

Kush është Katia Mizulina

Ajo u diplomua në Shkollën e Studimeve Orientale dhe Afrikane, Universiteti i Londrës në 2004, me një diplomë në Histori Arti dhe Gjuhë Indonezisht. Ajo ka punuar si përkthyese për delegacionet zyrtare ruse që vizitojnë Kinën.

Ajo mbron censurën e internetit, gjobat dhe sanksione të tjera kundër mediave dhe rrjeteve sociale.

Një shembull është incidenti me studentët pak ditë më parë kur Mizulina kërkoi, dhe mori, një falje nga një student që kishte vënë në dyshim nevojën e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Metoda e saj ishte e thjeshtë: ajo e kërcënoi atë me ligjet drakoniane të Putinit për ata që shpërfillin publikisht ushtrinë ruse./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *