Qeveria britanike thirri të premten diplomatë nga ambasada ruse në Ministrinë e Jashtme për t’u bërë të qartë se autoritetet ruse mbahen plotësisht përgjegjëse për vdekjen e kundërshtarit të Kremlinit, Alexei Navalny.

Në deklaratën për shtyp të publikuar, diplomacia britanike thekson se vdekja e disidentit rus “me guxim dhe vullnet të madh” në një burg ku ai mbahej në Arktik duhet të jetë objekt i një hetimi të plotë dhe transparent.

Lexo edhe :

Related Posts

Navalny u raportua të premtem i pajetë në qelinë e tij, sipas autoriteteve ruse, të cilat nënvizuan se ai ndërroi jetë për shkaqe natyrale.

Megjithatë, duke nisur që nga bashkëshortja e tij dhe deri tek liderët e vendeve më demokratike të botës, vdekja e tij u pa si eliminim nga Putin, si vrazhdë e një historie të përsëritur me armiqtë e presidentit rus. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *