Subscribe

Vijon protesta e banorëve të Unazës së Re, të cilët kundërshtojnë vendimin e qeverisë për prishjen e godinave të banimit dhe të bizneseve.

 

Banorët kanë bllokuar kalimin e makinave në rrugë, pasi protestojnë pas projektit qeveritar, që sipas tyre është në interes të oligarkëve të Edi Ramës. Ata deklarojnë se nuk kanë marrë asnjë shkresë nga autoritetet për prishjet e tyre.

 

Sipas protestuesve, projekti ka ndryshuar duke bërë që përpos autostradës nga Pallati me Shigjeta tek Sheshi Shqiponja, të ndërtohet edhe një rrugë dytësore paralele. Ata thanë se janë 270 objekte që janë njoftuar se do të shemben.

 

Unaza e Re është një rrugë e njohur tregtare ku prej 3 dekadash zhvillojnë veprimtarinë biznese në fushën e ndërtimit e të hidrosanitareve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *