Banorët e Roskovecit të prekur nga zbatimi i investimit të rikualifikimit të qendrës kanë shprehur pakënaqësi para bashkisë, pasi nuk janë dakort me vlerën e shpronësimit.

 

Protesta ka ardhur pas daljes se VKM  për dëmshpërblim të 27 objekteve me vlerën totale prej 24 milion e 435.412 mijë lek te reja. Bënoret janë shprehur se nuk janë dakort me vlerat financiare të dëmshpërblimeve.

 

Sipas VKM  dëmshpërblimi është  ndarë në dy kategori  për 27 objekte të cilat janë prekur nga aksioni i shembjes së 51 objekteve në Roskovec. Një kategori është dëmshpërblyer, sipas pronës që posedonin truall apo ndërtesë.

 

Por banorët kanë thënë se nuk pranojne kete demshperblim duke hamendesuar se eshte selektiv Por per kryetaren e Bashkise Roskovec  Majlinda  Bufi ,VKM  percakton qarte demshperblimet bazuar ne ligj dhe duke kategorizuar  ndarjen qe keto objekte jane vleresuar .

 

Sipas kryetares se bashkise Roskovec  Mjalinda Bufi ky vleresim eshte bere sipas dokumentacionit dhe vertetimeve hipotekor  qe kane paraqitur qytetaret.Cmimi sipas VKM percakton per trojet vleren prej 494 lek per m2 ndersa ne rastin e ndertimeve 30 mije lek per m2.

 

Gjithashtu, tek ndertesat qe shpronesohen eshte marre ne konsiderate edhe vlera e amortizimit bazuar ne vitin e ndertimit te tyre. Koeficienti i amortizimit eshte i percaktuar me ligj .

 

Ky aksion ka nisur qe me 23 tetor 2018 per ti  hapur rrugen rikualifikimit te qendres se ardhshme te Roskovecit. Ky projekt financohet nga fondi shqiptare i zhvillimit dhe kap vlen rreth 300 milion leke te reja.siperfaqja e zbatimit te projektit shtrihet ne nje siperfaqe prej 3.5 ha dhe parashikon rikonstruksionin e godinave , lulishte dhe mjedise shplodhese per komunitetin .

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *