Subscribe

Korçaret festuan në mesnatën e te premtes mbarimin e stinës së dimrit dhe ardhjen e pranverës. Të gjitha lagjet e qytetit juglindor u ndriçuan nga zjarret e shumta për këtë dite te shënuar.

 

Ndonëse zyrtarisht ne Shqipëri dita e verës festohet me 14 mars, në disa rajone ku përfshihet edhe Korça, banoret e festojnë atë ne 1 mars. Sipas një rituali pagan, për largimin e se keqes, banoret e kryesisht fëmijët kalojnë mbi zjarret. Festa vijon me dreken me gatime tradicionale, si dhe vendosjen e veroreve ne duar.

 

Prej disa vitesh Dita e Verës festohet edhe në Pazarin e Vjetër ku organizohen një sërë aktivitetesh për të nxitur edhe më tej turizmin. Zjarret e festes u shoqëruan me serenatat korçare. Ndërsa në lokalet e zonës, qytetarët shijuan verën e ngrohtë si dhe të tjera gatime tradicionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *