Subscribe

 

Tregu financiar mbetet i dominuar nga bankat dhe produktet e tyre, pasi degët e tjera, nuk po njohin rritjen e pritshme.

 

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë thotë se pavarësisht zhvillimeve pozitive në ekonomi, 90 % e totalit të aktiveve përfaqësohen nga bankat.

 

Ky fakt do të thotë se shqiptarët nuk kanë alternativa zgjedhjeje për të investuar, si bursa, ndërsa bankat e kanë tregun të garantuar për financim

 

Në konferencën vjetore të Bankës së Shqipërisë, presidenti Ilir Meta e vuri theksin tek përmirësimi i klimës së biznesit  me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të tregjeve.

 

Tregu financiar është një segment i rëndësishëm për të rritur mirëqenien e popullatës, por paralelisht rritja e tij lidhet edhe me përfshirjen e qytetarëve në këto tregje.

 

Duke ju referuar të dhënave 38 % e të rriturve kanë një llogari pranë një institucioni financiar, ndërkohë që vetëm 6 % dhe 22 % e të rriturve kanë një kartë krediti dhe kartë debiti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *