Subscribe

Për të kontrolluar valën e rritjes së çmimeve, Banka e Shqipërisë ndërhyri duke rritur normën bazë të interesit nga 0.5 në 1%.

 

Me këtë masë, Banka shtrenjton koston e parasë për qytetarët, pra me të njëjtën shumë lekësh, konsumatori mund të blejë më shumë produkte.

 

Kjo ndodh sepse në qarkullim, që pas rritjes së normës së interesit, ka më pak sasi parash, duke e bërë atë më të vlefshme.

 

ADRIAN CIVICI

 

EKSPERT PER EKONOMINE

 

“Instrumenti kryesor i bankës në kontrollin e inflacionit është ndryshimi i politikës monetare, duke shtrenjtuar koston e parasë dhe pakësuar sasinë e parasë në qarkullim. Kjo është masa e duhur dhe eficente që ka në dorë banka për të frenuar rritjen e çmimeve.”

 

Duke frenuar në këtë mënyrë inflacionin, ndikimi kryesor për qytetarët do të jetë ulja e çmimeve. Për ata që janë kredimarrës, ekspertët thonë se nuk duhet të shqetësohen.

 

ADRIAN CIVICI

 

EKSPERT PER EKONOMINE

 

“Me këtë rritje të normës bazë të interesit, ndikimi në interesin e kredive është gati i papërfillshëm. Më shumë shqetësim për kredimarrësit është luhatja e kursit të këmbimit.”

 

Sipas ekspertëve, kjo ishte një ndërhyrje e pritshme e Bankës Qendrore, por teksa konsumatorët lehtësohen, kostot e biznesit shtohen.

 

KLODIAN MUÇO

EKSPERT PER EKONOMINE

 

“Por nga ana tjetër mund të rriten kostot e biznesit, që në finale në aspektin afatgjatë japin ndikim te konsumatorë.”

 

Ekspertët thonë se ndryshimi i politikës monetare nga lehtësuese në shtrënguese nuk do të ndalet në 1%, por do të vijojë, varësisht si ecën edhe inflacioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *