Bangladeshi eshte shteti i 114 që njeh Pavarësinë e Kosovës. Lajmin e ka bere te ditur Ministri i Punëve të Jashtme te Kosovës Enver Hoxhaj ne nje posti ne Facebook.

 

“Një lajm tjetër i mirë. Bangladeshi njeh pavarësinë e Kosovës. Lajmi më është konfirmuar para disa orësh edhe zyrtarisht. Kanë qenë vite përpjekjesh për të lobuar dhe marrë këtë njohje. Tani kemi 114 njohje”, ka shkruar Enver Hoxhaj në Facebook.

 

Bangladeshi, një vend aziatik me afër 170 milion banorë, është shtet i pavarur që nga vitit 1971, kur u nda nga Pakistani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *