Subscribe

Ky nuk është një roman që do ta lëshoni shpejt nga duart. “Perandori ose Syri i erërave” është një nga ata libra që do t’ju bëjë të mendoni shumë gjatë leximit.
Ky thriller historik, dëshmi dhe reflektim për fatin, rrëfen historinë e ndoshta një prej kampeve të përqendrimit më të vjetër në botë. Ngjarjet zhvillohen në një ishull të paprekur më parë, pranë Majorkës ku 9000 ushtarë të Napoleonit dënohen për të mbijetuar në kushte makabre. Nga ky kapitullim i ushtrisë, mbijetojnë vetëm 2000 ushtarë të cilët sipas dëshmive kanë parë njeriun shndërrohet ne kanibal. Për Bashkim Shehun, përkthyesin e parë të shkrimtarit Baltasar Porcel, kjo është një ndër veprat ku ndërthuret larmia e karaktereve të ndryshëm. E megjithatë, për Manuel Guerera, një studiues i shkrimtarit, kjo nuk është vepra e tij më e mirë. Baltasar Porcel erdhi në Tiranë në 2008-ën, pak kohë para se të ndërronte jetë. Do të ishte i lumtur që ne jemi mbledhur këtu për të. Do të doja të thoja se “Perandori ose Syri i erërave” është një ndër veprat e fundit që ai ka shkruar. “Kuaj në errrësirë” është një nga titujt më të mirë të Porcel, e përkthyer në disa gjuhë të botës. “Perandori ose Syri i erërave” renditet si një ndër librat e rrallë të përkthyer nga gjuha dhe letërsia katalanase, së cilës i përkiste autori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *