E enjte, 29 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme

Ish-zv kryeministrja Belinda Balluku i është drejtuar Gjykatës së Lartë për të rrëzuar vendimin e Gjykatës së Posaçme.

Mësohet se Ilir Panda do jetë gjyqtari relator për shqyrtimin e rekursit të Ballukut dhe ish-drejtorit të saj Erald Elezi.

Reklamë

Kërkesa ka mbërritur të hënën ndërsa ka objekt kundërshtimin e vendimit të shkallës së parë për korrupsionin dhe krimin e organizuar që pezulloi nga detyra Ballukun dhe i ndaloi daljen jashtë vendit, ndërsa la në arrest shtëpie dy ish-drejtorët Erald Elezi e Gentian Gjyli.

Ende nuk është caktuar datë për shqyrtimin e rekursit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë