Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla shfaqet shpresëplotë se 26 marsi do të jetë një moment i rëndësishëm në Shqipëri. Sipas tij,  priten lajmë të mira nga Këshilli Evropian për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.

 

Numri dy i socialistëve e konsideroi fanstastike mbledhjen e fondeve në Konferencën e Donatorëve për procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

 

Sa i përket thirrjes së presidentit Ilir Meta për tubim më 2 mars, Balla theksoi se rruga europiane e shqiptarëve nuk mund të dëmtohet nga asnjë kapriço personale e kujtdo politikani.

 

 

“Këshilli i 26 marsit do të jetë një moment i rëndësishëm. Pritshmëritë e përbashkëta të kolegëve të BE dhe të komisionit të KE, është që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të marrin dritën jeshile për anëtarësim. Duhet të kuptojmë se e ardhmja europiane e Shqipërisë është projekti më i rëndësishëm që kemi, ndaj duhet t’i lëmë kapriçot personale dhe të fokusohemi tek ky proces. PE nuk është një institucion me fokus apo kapacitet financiar, por është rasti që ta falënderojmë për drejtimin me sukses të plotë, përtej pritshmirive të konferencës së donatoreve për Shqipërinë, për të rindërtuar pas tërmetit ët 26 nëntorit”, deklaroi Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *