Kreu i grupit parlametar të PS, Taulant Balla ka ripërsëritur edhe njëherë ftesën ndaj opozitës joparlamentare sa I takon implementimit të reformës zgjedhore.

 

Në një prononcim për mediat, jashtë ambienteve të Kuvendit, pas deklaratës së bërë nga bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri,  Balla tha se ftesa e PS vijonë të jetë e sinqertë dhe e hapur. Balla theksoi se pavarësisht këndvështrimeve politike zgjeëdhjet e 2021 duhet të bëhen me një kod të ri zgjedhor.

 

“Së pari të gjithë e dinë që pas vetë dorëzimit nga ana e PD dhe LSI, është krijuar në komisionin e Reformës Zgjedhore që PD të jetë e përfaqësuar në këtë komision dhe ajo që Rama ka bërë dje është një shprehje e gatishmërisë sonë që në Komision të jetë edhe zëri apo kërkesat e PD apo aletartë të saj. Secila prej palëve duhet të kuptojë se ne jemi aleatë me njëri-tjetrin. Secili duhet të sjellë këndvështrimet e veta që zgjedhhjet e 2021 të bëhen me një kod të ri zgjedhor.”

 

Sa I takon akuzave të bëra nga PD e LSI ndaj Damian Gjiknurit, Balla tha se ndaj tij nuk ka një vendim gjykate dhe se nuk duhet të krijohen paragjykime të gabuara.

 

Ai I bëri apel PD e LSI që të nisin sa më shpejt diskutimet dhe të implementojnë të gjitha rekomandimet e bëra nga ana e OSBE/ODIHR në reformën zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *