Subscribe

Kërkesa e Partisë Demokratike për ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore ka gjetur aprovimin e mazhorancës socialistë.

 

Por, për kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, nisja e reformës me kushte nuk ben gjë tjetër vetëm sa e dëmton procesin. Ai tha se të gjitha propozimet do të jenë pjesë e diskutimit. Komisioni do të ruajë kryesimin tashmë tradicional nga dy bashkëkryetarë, PS e PD. Por Balla nuk përjashtoi edhe LSI-në.

 

Reforma zgjedhore pritet të shqyrtojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR të ofruara pas proceseve të fundit zgjedhore. Ngritja e komisionit të posaçëm parlamentar, ka qenë një ndër pikat kryesore të marrëveshjes politike të 18 majit, mes kryeministrit Rama dhe kryeopozitarit Basha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *