Kreu I grupit parlamentar dhe njekohesisht sekretari I pergjithshëm I PS, Taulant Balla I ka bërë apel Lulzim Bashës që të heqë dorë nga sulmi dhe dhuna ndaj insititucioneve shteterore dhe policisë së shtetit.
Balla ashtu sikurse edhe ministri Lleshaj konfirmon plagosjen e 7 policëve në dhunën para parlamentit.
Ai shton se cantat e individeve te dhunshëm të instruktuar në zyrate PD janë të mbushura me mjete shpërthyese.
Balla I drejtohet Bashës duke I kërkuar të ndaloje sulmin ndaj Shqiperisë pasi partnered ndërkombëtare e dinë mirë sipas, sekretarit të PS se cfarë skenari orguzi ka Basha dhe padroni I tij ( duke nënkuptuar Berishën).
Lulezim! Hiq dorë nga urdhërat që jep për dhunë ndaj institucioneve dhe për goditjen e punonjësve të Policisë së Shtetit. Deri tani janë plagosur shtatë bijë nënash në krye të detyrës.
Çantat e këtyre individëve të dhunshëm, të instruktuar brenda zyrave të SHQUP, janë mbushur me mjete shpërthyese terrori të paguara prej teje dhe ata që qëndrojnë pas teje Lulezim.
Ndalo sulmin kundër Shqipërisë, Lulezim!
Shqiptarët dhe partnerët e Shqipërisë e dinë mirë se çfarë skenari ogurzi ke ti dhe padroni yt, por harroje se ti mund ta cënosh sado pak rrugën Europiane të Shqipërisë.





