Mosvotimi I Kodit të Ri Zgjedhor në dy seancat e fundit plenare ka bërë që PS të rivihet edhe njëherë në lëvizje.

 

Në një prononcim për mediat, kreu I grupit parlametar I PS, Taulant Balla I bëri thirrje opozitës që të të votojë Kodin Zgjedhor para nisjes së sesionit të ri parlamentar.

 

Balla tha se Kuvendi është i gatshëm të mblidhet që nesër në një seancë të jashtëzakonshme me qëllim që të kalojë për votim sa më shpejt Kodin Zgjedhor.

 

Balla pohoi se Kodi i ri Zgjedhor garanton më së miri adresimin e të gjitha rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

 

“Në thirrjen e fundit që unë bëra në emër të grupit të PS-së, në dy seancat e fundit të kuvendit është që të mblidhemi e të votojmë sëbashku me opozitën Kodin e ri Zgjedhor, i cili garanton më së miri adresimin e të gjitha rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Jemi gati që nesër,  as të mos presim 21 janarin që sipas rregullores është seanca e parë e sesionit të ri parlamentar për të miratuar kodin e ri zgjedhor që me të drejtë kërkon diaspora, votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit. Këta që u merakosën aq shumë për protestën e diasporës të bëhen bashkë me ne për të plotësuar kërkesën themelore të tyre.

 

Krahas kësaj deklarate Balla deklaroi më tej se qeveria është gati që në zgjedhjet lokale në rreth 200 qendra votimi të testojë teknologji të plotë që inkudon votimin dhe numërimin elektronik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *