Këshilli Bashkiak i Fierit ka ndarë një ndihmë ekonomike për vajzën 3-vjeçare të Sabrina Bengaj, e cila u vra pak ditë më parë nga ish-burri i saj, Elton Metaj.

 

Bengaj, vetëm 23 vjeçe u ekzekutua me kallshnikov në shtëpinë e prindërve të saj në Zhupan të Fierit nga Metaj. Ndonëse ajo kishte urdhër mbrojtjeje, ish-bashkëshorti i mori jetën.

 

Njoftimi:

 

Këshilli i Bashkisë Fier, sot në mbledhjen e radhës, e cila u zhvillua në sallën e mbledhjeve të Këshillit, trajtoi dhe miratoi të gjitha pikat e rendit të ditës sa më poshtë vijon:

Një shtesë në VKB Nr.64, datë.25/09/2020 të Këshillit të Bashkisë Fier “Për shpronësim për interes publik, të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Për rehabilitimin e Lumit Gjanica, Faza e 2-të, nga Segmenti i Urës me shkallë te Ura e Sheqit, Fier”.

Ndihmën eknomike për 3 fëmijë jetim; dy nga Mbrostari dhe 3 vjeçarja nga Zhupani, e mbetur jetime pas ekzekutimit të nënës së saj nga bashkashorti (babai i fëmijës).

Rishpërndarjen e fondeve në buxhetin e Bashkisë Fier për vitin 2021.

Tavanet përfundimtare pas rishikimit të shpenzimeve për programin buxhetor Afatmesëm vendor (PBA) 2022-2024 të Bashkisë Fier.

Ndihmën ekonomike për Z. Gëzim Hoxha.

Trajtimin me ndihmë financiare të familjes së shtetasit Durim Nazëraj, fshati Vreshtas, Njësia Administrative Cakran, i dëmtuar nga zjarri i datës 28.06.2021.

Ndihmën financiare për shtetasen Florida Taraj, lagja “Liri Gero” Njësia administrative nr.2, banesa e së cilës është dëmtuar nga zjarri i datës 07.08.2021.

Ndryshimet me vlerën e subvencionit të qirasë dhe skualifikimin e familjeve të pastreha përfituese nga programi i subvencionit të qirasë në tregun e lirë,miratuar me VKB nr.11,datë 02.03.2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *