Kreu i opozitës Lulzim Basha, akuzon qeverinë si pjese e nje karteli qe tregton drogën ne token shqiptare. Kryetari i demokrateve, ka reaguar përmes nje e-maili zyrtar, duke thene se avioni i rrezuar ne Ishem, kishte ardhur per te transportuar drogën e mbjelle ne Kruje, e cila me pas tregtohet nga kreu i bashkisë Artur Bushi. Basha thotë se e gjithë tregtia e paligjshme e drogës, behet me lejen e kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit te Brendshëm Tahiri. Disa ore me vone, ne nje postim ne Facebook, Lulzim Basha lidh edhe humbjen e zgjedhjeve ne Diber me blerjen e votave me paratë e kanabisit qe ka pushtuar Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *