Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Lushnje.

Si pasojë e daljes nga rruga të një automjeti tip “Reno”, kanë ndërruar jetë dy persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Lushnjë-Krutje, në fshatin “Gurrëz e vogël”, rreth  orës 18:30.

Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *