Të paktën 27 persona gjetën vdekjen pasi një autobus u përplas me një kamion në kryeqytetin e Kongos, Kinshasa.

 

Burime nga Ministria e Shëndetësisë thanë se aksidenti ka ndodhur në mesnatë për shkak të  shpejtësisë se madhe.

 

Aksidenti ka ndodhur rreth 200 kilometra në juglindje të kryeqytetit të Kongos.

 

Të paktën 17 persona të plagosur, dhe se gjashtë prej tyre janë në gjendje të rëndë.

 

Në tetor nga përplasja mes dy kamioneve dhe përfshirja e disa mjeteve të tjera në aksident po në këtë shtet humbën jetën 53 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *