Austria mbetet një nga mbështetëset kryesore për anëtarësimin e Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit perëndimor në Bashkimin Europian. Ky konfirmim është artikuluar nga Ministrja federale për BE dhe Kushtetutën e Austrisë, Karoline Edtstadler, gjatë konferencës për shtyp me Ministren e jashtme Olta Xhaçka

KAROLINE EDTSTADLER –

MINISTRE PËR BE DHE KUSHTETUTËN E AUSTRISË

 

Nese do te ndalemi ketu dhe nese nuk e pershpejtojme kete proces, te gjiteh humbasin dhe kjo eshte arsyeja pse po avokatojme per mbajtjen e konferences se pare nderqeveritare per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut. Ju po beni shume, per ti treguar BE-se se doni te shihni hapat e metjeshme. Ju jeni angazhuar, sidomos ne shtetin e se drejtes dhe shteti i se drejtes dhe institucionet e forta jane shtylla e nje demokracie te qëndrueshme dhe Bashkimit Europian. Per aq kohe sa vendet e Ballkanit Perendimor nuk jane pjese e BE, ky projekt nuk eshte i plote. Nuk duhet te flasin per procesin e antaresimi por duhet te plotesojme hendeqet. Ju jeni te rrethuar si rajon nga anetar te BE dhe meritoni perspektiven atje dhe ne po luftojme per kete.

 

Topin në fushën e Bashkimit Europian, e hodhi dhe Ministrja Xhaçka, e cila ripërsëriti në fakt atë që është thënë prej vitesh, Shqipëria e i ka bërë detyrat e saj

 


OLTA XHAÇKA 

Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme

 

Shqipëria, edhe pse në kushtet e një viti të vështirë nga pandemia, vijoi angazhimin e saj, duke dhënë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore të identifikuara në përfundimet e Këshillit të Marsit 2020 dhe duke plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Tashmë është radha e BE për të vlerësuar arritjet tona konkrete, duke filluar konkretisht bisedimet e anëtarësimit

 

Ministrja Edtstadler u ndal dhe tek procesi zgjedhor i 25 prillit

 

Ju sapo keni pasur zgjedhje dhe dua tju them pergezime per zgjedhjet e 25 prillit dhe shpresoj qe mund te fortesojme marredhenit tona dy paleshe, te punojme me ju dhe me te gjitha forcat politike ne Shqiperi per nje objektiv: per nje perspektive te besueshme per Shqiperine dhe vendet e tjera te Ballkanit Perendimir per te hyre ne Bashkimin Europian.

 

Ministrja austriake për BE dhe Kushtetutën në fund u ndal dhe tek pasaporta e vaksinës, ku konfirmoi se vendi i saj kërkon që edhe Shqipëria të përfshihet në grupin e shteteve, në momentin që BE do të vendos miratimin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *