Më shumë se 10 mijë protestues rrethuan godinën e parlamentit në Viktoria të Australisë duke u shprehur kundër ligjeve të propozuara që bëjnë vaksinimin të detyrueshëm dhe i japin më shumë pushtet Kryeministrit për menaxhimin e pandemisë.

 

Kjo është java e tretë që dhjetra mijëra protestues shprehin kundërshtimin e tyre në organizime masive. Ata shprehen se ky është vetëm fillimi i një revolucioni popullor.

 

Projektligji i diskutueshëm i Shëndetit Publik do t’i jepte kryeministrit kompetencat për të zgjatur kushtet e emergjencës për aq kohë sa konsiderohet e nevojshme.

 

Në fillim të muajit nëntor vendi arriti normën e vaksinimit mbi 80 % dhe në disa qytete pati lehtësim të masave por duket se kjo nuk do të zgjasë në kushtet kur numri i infeksioneve të reja covid 19 vjen në rritje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *