Subscribe

Ky është Redjan Rraja, i arrestuari vetem deri tani nga policia si i dyshuar për atentatin e ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe dy personave të tjerë.

 

Hetimet çuan policinë në gjurmët e 34 vjecarit, që sollën më pas dhe arrestimin e tij.

 

Prokurorët gjetën prova te mjaftueshme qe implikojne Rrajen ne këtë ngjarje te rende.

 

34-vjeçari do të dalë para togave të zeza kete te merkurë për tu njohur me masën e sigurisë. Ndaj tij rëndojnë disa akuza “Vrasja e funksionarëve publikë” ne tentative, “Vrasja kundër dy ose më shumë personave”, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Për të gjitha këto vepra prokuroret kanë kërkuar masën e sigurisë arrest me burg.

 

Redjan Rraja, i afërmi i deputetit socialist Rahman Rraja ka qenë i përfshirë edhe ne ngjarje te tjera kriminale.

 

Ai eshte hetuar edhe per ngjarjen ne ish bllok ku u ekzekutua Elton Cico.

 

Redjan Rraja u akuzua se fsheh pistoleten qe mbante viktima.

 

Atentati ndaj prokurorit ndodhi pasditen e te premtes në Shkozet te Durresit. Makina me te cilen udhetonte Aerjan Ndoja, miku i tij Aleksander Laho, i njohur edhe me emrin Landi Muharremi e pseudonimin “Rrumi” si dhe shoferi Andi Maloku u qellua me arme zjarri. Per pasoje tre personat mbeten te plagosur.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *