Ish-kreu i Komunës së Velipojës, i cili ka qenë edhe deputet i PDK-së, Pashk Ujka ra pre e një atentati mbrëmjen e kësaj të hëne, ku mbeti i plagosur.

 

Mirëpo, mësohet se kjo nuk është hera e parë që në drejtim të tij është qëlluar me armë zjarri.

 

Ai është plagosur edhe një herë tjetër në kohën kur shërbente si kryetar komune në vitet 2011-2015.

 

Ujkës, sot i është është bërë pritë pranë shtëpisë së tij, në lagjen “Vasil Shanto”, ku mësohet se ka marrë plagë në shtyllën kurrizore.

 

Ai është dërguar me urgjencë në spital. Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *