Atentati i mbrëmjes së kësaj të mërkure në zonën e Laprakës në Tiranë i ka marrë jetën një adoleshetje dhe ka plagosur rëndë një 23-vjeçar.

 

Informacionet paraprake bëjnë me dije se dy të rinjtë janë qëlluar brenda makinës, nga dy persona identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

 

Viktima është Brisilda Gjinkola, 17 vjeç dhe i plagosur ka ngelur miku i saj Erjon Benga, 23 vjeç i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekve.

 

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *