Subscribe

Asnjë autor i dyshuar për policinë në lidhje me vrasjen mafioze të ekonomistit Selman Mihana dhe plagosjen e pronarit të firmës së inerteve Ardjan Gjeloshi në Kurbin.

Por gjetja e dy makinave të djegura në afërsi të Urës së Milotit, për policinë mbetet mundësi e mirë për të gjetur prova apo gjurmë të autorëve. Brenda dy mjeteve tip Range Rover janë gjetur gjithashtu të djegura 4 armë zjarri.

Ndërkohë, i plagosuri Ardian Gjeloshi në dëshminë e tij para hetuesve, ka mohuar që të ketë konflikte me persona të tjerë.

Pista kryesore për krimin mbetet ajo e konflikteve me biznese të tjera, por edhe hasmëria, pasi në vitin 2002 Ardjan Gjeloshi dhe vëllai i tij ishin të përfshirë në një ngjarje ku mbeti e vdekur një grua dhe u plagos një polic.

Burime nga grupi i hetimit bëjënë të ditur se katër autorët besohet të kenë qënë vrasës me pagesë të cilët kanë ardhur nga zona e Krujës. Pas atentatit ata janë larguar me mjetin që rezulton të ishte vjedhur më herët. Autorët janë fiksuar nga disa kamera sigurie, por identifikimi i tyre nuk është bërë i mundur për shkak se kanë qenë të maskuar.

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *