Subscribe

1 vit pas atentatit në të cilin mbeti i plagosur rëndë Mishel Manoku, prokuroria kërkoi 12 vite burg për porositësin, 12 të tjera për ekzekutorin si dhe 1 vit në total për dy persona të tjerë pjesë e grupit të vrasësve me pagesë, njëri prej të cilëve bashkëpunëtor i drejtësisë.

 

Një kërkesë e tillë u bë pasi gjykata kishte pranuar gjykimin e shkurtuar për 4 të akuzuarit ndonëse për nënë e Mishel Manokut ky është një skandal.

 

Ervin Zallumi porositësi i vrasjes e cila mbeti në tentativë kishte njohje me Mishel Manokun. 8 vite më parë në një sherr mes të dyve Zallumi mbeti i plagosur me thikë, ndërsa atentati i një viti më parë kishte të bënte pikërisht me këtë.

 

Për t’u hakmarrë ndaj Manokut i cili kreu 3 vite burg për plagosjen ai rekrutoi Shkëlzen Bucin, Miklar Tolën,  Trim Hidrin dhe Ermir Tolën. Për eliminimin e Manokut ata do të paguheshin 80 mijë euro. Në korrikun e një viti më parë ata qëlluan 7 herë ndaj 32 vjecarit të cilin e lanë në rrugë për të vdekur, por Manoku mbijetoi i plagosur rëndë ndërsa sot avokati i tij akuzon prokurorinë për shkelje të ligjit.

 

 

Gjuzi tha se pas marrjes së akteve  do të bëjë dhe ankimin lidhur me procedurën se si të akuzuarit si grup i vrasësve me pagesë mund të përfitojnë nga statusi i bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *