Subscribe

Pasi rrëfeu 27 ngjarje kriminale Nuredin Dumani, i penduari tjetër i drejtësisë Henrik Hoxhaj dhe 17 të pandehur do t’i nënshtohen shqyrtimit gjyqësor. Dosja e dorëzuar në Gjykatën e Posaçme në gusht të vitit të kaluar, u dërgua sot për gjykim. Por prokurorëve të çështjes, Behar Dibra, Doloreza Musabelliu dhe drejtuesit të SPAK, Altin Dumani do t’u duhet të thellojnë hetimet për të shumëkërkuarin Talo Çela.

Sot gjyqtari i seancës paraprake, Paulin Çera vendosi të kthejë për rihetim pikërisht të pandehurin Talo Çela për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë të Irfan Hazizit e nga ana tjetër urdhëroi prokurorinë të pushojë akuzat në mënyrë të pjesshme ndaj tij për ekzekutimet e 4 personave të ndodhta në kohë të ndryshme. Bëhet fjalë për vrasjet e Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë në mars të vitit 2020, e të Besmir e Viktor Haxhisë në prill të po të njëjtit vit.

Lexo edhe :

Related Posts

Përmes dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, organi i posaçëm i akuzës, arriti të zbardhë ngjarje të rënda kriminale që kanë tronditur vendin për mëse një dekadë, nga 2011 në 2022. Ata i treguan SPAK-ut mekanizmin, autorët dhe vendin se ku ishin vrarë, Emiljano Ramazani, Regis Runajn, vrasjet e Andi Zylyfit, Agim Boriçit apo Fatmira Dedajn në parking dhe dhjetëra tentativave për vrasje dhe plagosje.

Bashkëpuntori i parë i drejtësisë u bë pikërisht Nuredin Dumani që zbërtheu se krimet më të rënda ai ka bërë me Talo Çelën, por që pas grabitjes së 4.3 milionë eurovë në Rinas u shndërrua në armikun e tij të përbetuar, për ndarjen e kësaj sasie marramendëse parash.

Pas grabitjes ai u rrëfeu prokurorëve se mori hak ndaj Talo Çelës, duke i vrarë vëllain Bujar Çela. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *