“I dashur Tom Hanks, emri im është Corona. Unë e dua emrin tim, por në shkollë ata më quajnë koronavirus dhe kjo më bën të zemërohem dhe trishtohem…”.
Një djalë 8-vjeçar nga australia, i cili bullizohej në shkollë për shkak të emrit të tij, iu drejtua me një letër aktorit Tom Hanks, i cili fitoi betejën me COVID-19.
Aktori i është përgjigjur menjëherë, duke e siguruar atë që letra e tij, e bëri atë dhe bashkëshorten e tij, Rita Wilson “shumë të lumtur”.
“I dashur Corona! Letra juaj na bëri të ndihemi mirë, mua dhe bashkëshorten time. Faleminderit që jeni një mik kaq i mirë. Janë miqtë që të bëjnë të ndihesh mirë. Ju jeni i vetmi person që kam njohur ndonjëherë me emrin Corona si unaza rreth diellit, një kurorë”, shkruan Hanks.
Po ashtu, Tom Hanks i dhuroi edhe një makinë shkrimi të markës Corona, të cilën e kishte përdorur gjatë karantinës.
“Mendova se kjo makinë shkrimi do jetë e përshtatshme për ty. Pyetni një të rritur si funksionon. Dhe përdore për të më shkruar përsëri”.





