Subscribe

Astrit Patozi do të kandidojë në Tiranë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Këtë ai e konfirmoi në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus.

“I bie që unë të kandidoj në Tiranë sepse nga Tirana kam orgjinën. Këtu kam lindur, pra në qarkun e Tiranës. Këtu kam ushtruar gjithë aktivitetin publik dhe politik gjatë 30 viteve. Por sigurisht kjo nuk është një gjë e mbyllur sepse kjo është një çështje që në do ta diskutojmë bashkë me të tjerët.”

I pyetur nëse do ta shfrytëzojë mundësinë për të garuar në 4 qarqe, kreu i BD-së e përjashtoi.

“Nuk do ta shfrytëzoj atë mundësi sepse futet tek parimi. Pra në rast se ne vendosëm të parët të kandidojmë me listë të hapur, pra duke bërë edhe një garë brenda vetes, brenda nesh. Duke pasur parasysh konceptin e barazisë që një njeri që është në hierarki më lartë se të tjerët nuk mund të ketë atribute shtesë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *