Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
28 May 2026
Vizion fokus

Dy risi dhe rikthime në Kombëtare, trajneri Maran publikon...

Izraeli sulmon Libanin jugor pas urdhrave për evakuim

VIDEO/ Panik në ajër, pasagjerët qajnë dhe luten pasi...

Rriten tensionet SHBA-Iran, Teherani sulmon bazën amerikane! Paralajmërimi i...

Inteligjenca britanike: Rreth 500.000 ushtarë rusë janë vrarë në...

“Nuk do të ketë lehtësime”, Trump: Irani do të...

Përshkallëzohet konflikti me Hezbollahun, Izraeli urdhëron evakuimin e qytetit...

Shqiptari qëllon me armë zjarri pakistanezin në Athinë

Shqipëria një hap më pranë BE-së, Malaj: Test kryesor...

PD propozon ndryshimet në Statut, çfarë përfshin drafti

Asnjë suprizë, Trump një “buldozier” në këto zgjedhje

The Economist
16 Janar 16:12

THE ECONOMIST

Iowa supozohej të befasonte, por nuk ndodhi! Ted Cruz fitoi atje në 2016, Rick Santorum në 2012, Mike Huckabee në 2008.

Ndërsa këtë vit, nuk pati dyshime: Donald Trump fitoi zgjedhjet parlamentare në Iowame 30 pikë, në përputhje me epërsinë e tij në votime, përpara se qytetarët e Iowatë përkthenin sondazhet në mbështetje konkrete për herë të parë në këtë garë.

Trump fitoi 98 nga 99 qarqet e Iowa-s. E vetmja kandidate tjetër që fitoi një të tillë ishte Nikki Haley, ish-ambasadorja e Trump në OKB.

Ajo erdhi e para në Johnson County, shtëpia e Universitetit të Iowa-s dhe për këtë arsye mundi të fitonte me një diferencë prej 0.05%. Me ende pak vota për t’u numëruar, ai mini-triumf mund të përmbyset.

Trump shijoi triumfin, duke uruar kundërshtarët e tij, njëri prej të cilëve, Vivek Ramasëamy, i cili pas largimit e mbështeti atë.

Ramaswamy e ka quajtur Trump “presidentin më të mirë të shekullit të 21-të”, kështu që nuk ishte kurrë e qartë pse ai po konkurronte kundër idhullit të tij.

Trump shfaq “çmendurinë” e tij, vetëm kur humbet.

Në vitin 2016, për të rrëmbyer vëmendjen nga Cruz pas fitores së tij, ai doli me një version shokues, duke hedhur dyshime se babai i Ted Cruz ka qenë disi i përfshirë në vrasjen e presidentit John F Kennedy.

Më shumë se sa dyshim, kjo ishte taktikë e Trump për të pasur vëmëndjen të gjithën për vete.

“Ju keni nevojë për polemika për tërheqje ndonjëherë,” tha zoti Trump përpara grupeve parlamentare të këtij viti.

Megjithatë, edhe kur ai fiton, atij ende i pëlqen të përforcojë dominimin e tij duke shpikur gjërat dhe duke i parë mbështetësit e tij t’i pranojnë ato si të vërteta.  Së fundmi, ai pretendoi se kishte fituar zgjedhjet parlamentare në Iowapër të tretën herë radhazi.

Ron DeSantis, ngritja politike e të cilit mund të datohet me një video në të cilën vajza e tij e mitur u shfaq në një film Make America Great Again, doli në vendin e dytë shumë të largët, duke dështuar të fitojë një qark të vetëm, pavarësisht se i vizitoi të gjithë. Por as nuk ka “oreks” për një kandidat që kundërshton drejtpërdrejt zotin Trump.

Chris Christie, i cili e kishte përshkruar ish-presidentin si “gënjeshtar dhe frikacak”, u largua përpara se të hidhej në votim.

Më tej, më 23 janar, është New Hampshire, ku Trump është sërish përpara në sondazhe. Gazetarët po përpiqen ta bëjnë atë një garë. Kandidatët pasues përsërisin klishenë se askush nuk ka votuar ende. Por Trump është rreth dhjetë pikë përpara Haley në sondazhet e New Hampshire, të cilat kanë një diferencë gabimi prej plus ose minus pesë pikë. Duke parë sondazhet kombëtare, gjurmuesi i sondazheve të “The Economist” ka Trump në 65% dhe zonjën Haley me 11%. Në këtë mënyrë, duket më e mundur që sondazhet në New Hampshire po e nënvlerësojnë mbështetjen e Trump më shumë se sa po fshehin një rritje të mbështetjes ndaj Haley. (E njëjta gjë mund të jetë vlejë edhe në sondazhet kombëtare, të cilat nënvlerësuan mbështetjen e Trump në 2016 dhe 2020.)

Nëse Trump do të fitonte në New Hampshire, atij do t’i duhej ende të priste deri në fillim të marsit, për të krijuar një epërsi të pakapërcyeshme në numrin e delegatëve. Megjithatë, në aspektin politik, nëse ai fiton në New Hampshire dhe del i pari në zgjedhjet paraprake të Karolinës së Jugut më 24 shkurt, duke mposhtur Haley në shtetin e saj të origjinës, gara do të konsiderohej e përfunduar. Trump do të ishte kandidati ‘de fakto’ republikan kur ai do të paraqitet si i pandehur në gjykatën në Uashington, më 4 mars.

Një nga akuzat në atë rast parashikon një dënim maksimal prej 20 vitesh burg./vizionplus.tv/

Posted Under:
Opinion
Tagged:
SHBA The economist trump

Nga e njëjta kategori

Çfarë do të thotë kapja e Maduros për Rusinë?

më shumë...

Dronët ukrainas që po godasin arkën e luftës së Rusisë

më shumë...

“Lokalet” në Kosovë do të sjellin ndryshim pushteti në veri

më shumë...

A mund të heqë dorë Turqia nga energjia ruse?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:32

Plagosja e 34-vjeçarit në Tiranë, shpallet në...

10:18

Vritet me armë zjarri në Prishtinë “Radulla”,...

10:08

Dy risi dhe rikthime në Kombëtare, trajneri...

9:56

Shisnin lëndë narkotike pranë shkollave në Shijak...

9:46

Izraeli sulmon Libanin jugor pas urdhrave për...

8:46

VIDEO/ Panik në ajër, pasagjerët qajnë dhe...

8:36

Rriten tensionet SHBA-Iran, Teherani sulmon bazën amerikane!...

8:11

“Në marrëdhënie, kërkohet më shumë durim”, parashikimi...

10:40

Inteligjenca britanike: Rreth 500.000 ushtarë rusë janë...

10:16

“Nuk do të ketë lehtësime”, Trump: Irani...

9:53

Aksident në Vlorë, makina përplas 21-vjeçaren

9:49

Nis rimbursimi për familjet me fëmijë në...

9:31

Përshkallëzohet konflikti me Hezbollahun, Izraeli urdhëron evakuimin...

9:05

Shqiptari qëllon me armë zjarri pakistanezin në...

8:30

Shqipëria një hap më pranë BE-së, Malaj:...

7:48

PD propozon ndryshimet në Statut, çfarë përfshin...

7:40

Zjarr te Drejtoria e Policisë së Tiranës

7:23

Rubio: Është bërë përparim në bisedimet me...

7:03

Inteligjenca britanike: 500 mijë rusë janë vrarë...

6:56

Nga Lugina e Preshevës në Prishtinë, kongresmenët...

Më të klikuarat

  • E rëndë në SHBA! 38-vjeçarja qëllon burrin dhe shoqen në lok...
  • U plagos në Korçë gjatë operacionit antidrogë, Hita viziton...
  • Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshime...
  • Bordi publikon çmimet e reja, nafta ulet me 5 lekë, ja me sa...
  • Haxhiu me kongresistët amerikanë: NATO-ja, siguri afatgjatë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.