Subscribe

Gruaja 50 vjecare nga Lushnja e cila izolua me urgjence në ambientet e spitalit infektiv në QSUT pasi ishte kthyer nga Italia nuk rezultoi se ishte prekur nga Covid 19. Instituti I Shendetit Publik konfirmon se deri më tani janë analizuar 58 raste si të dyshuara, por që kanë rezultuar negativë.

 

 

SILVA BINO

SHEFE E EPIDEMIOLOGJISE, ISHP

Ne 24 oret  e fundit jane testuar edhe 5 raste ne ISHP qe rezultuan negativ. Deri tani nuk kemi identifikuar akoma Covid 19,  pavaresisht perpjekjeve dhe hetimeve te kryera deri tani.

 

Për të përballuar fluksin dhe cdo situatë emergjente që mund të shfaqet, 172 respiratorë janë në dispozicion në repartet shëndetësore, ndërkohë që me fondin e akorduar prej 1 mln dollarësh do të blihen edhe të tjerë.

 

SILVA BINO

Ne spitalet publike ka 155,  17 ne spitalet private, qe bejne nje numer te konsiderueshem respiratoresh, natyrisht do blejme dhe te tjere.  ajo qe ka rendesi eshte koordinimi, se mund ti kesh respiratoret, por nuk je ne gjendje ti koordinosh.

 

Edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar per situaten e koronavirusit dhe planin e masave te ndermarra nga taske forca e shendetsise. Ai eshte ndalur vecanerisht tek paniku qe ka perfshire shume qytetare.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER

Te ndjekim hap pas hapi burimet zyrtare. Deri sot qe flasim nuk kemi asnje rast  ne Shqiperi, se ka ne keto burime te infodemise shume gjera qe jane kercenuese per psikologjine e njerezve por i kemi bere te gjitha pergatitjet tona, nese vjen do ta perballojme.

 

Kryeministri u ka bere thirrjje qytetareve qe per cdo situate lidhur me koronavirusi e rrezikshem te iformohen vetem nepermjet institucioneve shteterore si dhe te zbatojne rregullat e Organizates Boterore te Shendeteise. Deri tani Shqiperia eshte zyrtarisht e paprekur, ndersa ne vendet fqinje jane konfirmuar disa raste te infektuarish me koronavirus.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *