Pavarësisht kontrolleve me dron dhe krehjes së një territori, autori i vrasjes se dy vellezërve në fshatin Gramëz të Krujës ende nuk eshtë kapur. Për arrestimin e 32-vjecarit Roland Pula janë angazhuar edhe forcat RENEA.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 22:25 minuta, ndërsa vëllezërit Xhentil Bardhi 24 vjeç dhe Gramoz Bardhi 34 vjeç kanë humbur jetën rrugës për në spital.

Ndërkohë, mjeti me te cilin u krye krimi u gjend te pompat e ujit në Gramëz. Forcat e Policisë së Krujës, DVP Durrës, FNSH dhe Renea janë mobilizuar dhe po punonjë për kapjen e vrasësit të dyshuar.

Vrasja është kryer për shkak të një konflikti të vjetër mes palëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *