Subscribe

Në vitin 2024, Ministria e Financave ashpërson gjobat për bizneset e mëdha që nuk lëshojnë faturë tatimore. Në paketën fiskale është parashikuar që një biznes me xhiro vjetore mbi 14 milionë lekë që kapet dy herë brenda vitit me shkelje, do të gjobitet me 500 mijë lekë.

 

Por masa të tilla, sipas ekspertëve, nuk e luftojnë evazionin, por vetëm sa shtojnë informalitetin.

 

FLOBENS DILAVERI

EKSPERT PER EKONOMINE

 

“Administrata ka vështirësi të penalizojnë në shifra të mëdha subjektet, rezistenca e tyre është shumë e madhe dhe lihet vend për abuzim apo marrëveshje me inspektorët. Rritja kaq e madhe e masës së dënimit është provuar edhe më parë ka rezultuar një flluskë sapuni, nuk ka dhënë asnjë rezultat.”

 

STEFAN PINGULI

BIZNES PRODHUES

 

“Rritja e nivelit të dhunës ndaj biznesit nuk zgjidh asgjë. Nuk jam për rritjen e ashpërsimit ndaj bizneseve për të luftuar evazionin. Kontrolluesit e kanë shumë të thjeshtë të korruptohen bashkë me biznesin, nuk zgjidhim gjë me këtë punë, vetëm hapim shtigje për të rrit kostot e biznesit dhe rrisim frikën.”

 

As momenti për të aplikuar gjoba kaq të larta, shtojnë ekspertët, nuk është i duhuri për grupet e interesit.

 

FLOBENS DILAVERI

EKSPERT EKONOMIE

 

“Është jashtëzakonisht e lartë masa e parashikuar për t’u dënuar subjekti. Është e pavend në situatën ku kalon ekonomia jonë dhe aq më shumë në sfidat që kanë përpara bizneset.”

 

Vetë bizneset apelojnë që para se të merren vendime të tilla, të ketë tryeza diskutimi mes palëve.

 

Aktualisht, gjoba e parashikuar për sipërmarrjet që nuk japin faturë tatimore kur shesin apo blejnë mallra është 150 mijë lekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *