Pritshmëritë për rezultatet e samitit të Berlinit ishin të mëdha për qeverinë shqiptare dhe atë Maqedonase lidhur raportin e Komisionit Europian qe pritet te publikohet ne fund te muajit maj.

Në konkluzionet e samitit të Berlinit të publikuar në faqen zyrtare të kancelares gjermane, theksohet se theksohet se bisedimet e samitit u fokusuan në prespektivën e përbashkët Europiane e Ballkanit Perëndimor.

 

“Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me kryeministrat e Kroacisë dhe Sllovenisë dhe Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Sigurisë dhe Zëvendës-Presidenti i Komisionit Evropian, u takuan me Presidentin e Francës dhe Kancelaren gjermane në Berlin. Ata kujtuan perspektivën e përbashkët evropiane të Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu vlerësuan përfundimin e suksesshëm të marrëveshjes së emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë Veriore, si një shembull i shquar i zgjidhjes së suksesshme të konflikteve”

 

Pritshmëritë për rezultatet e samitit të Berlinit nuk ishin të mëdha për zgjidhjen e konflikitit mes Kosovës e Serbisë.

Por kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron, arritën të bindnin presidentin Hashim Thaçi e atë të Serbisë Aleksandër Vuçiç për vazhdimin e dialogut të ndërprerë që vitin e kaluar, por pa një datë të caktuar.

Franca dhe Gjermania nuk donin të impononin një zgjidhje. Madje përpjekjet e tyre për të bindur liderët e Kosovës për pezullimin e taksës 100% ndaj mallrave serbe, nuk patën sukses.

 

Në deklaraten perfundimtare thuhet se pavarësisht pengesave nga qeveria e Kosovës, palët janë pajtuar të implementojnë marrëveshjet e arritura si dhe të vazhdojnë dialogun me ndërmjetësimin e BE-së për arritjen e një marrëveshje përfundimtare.

 

“Gjatë takimit ata theksuan rëndësinë e një marrëveshje përfundimtare, të detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës për stabilitetin në rajon. Një marrëveshje e tillë është thelbësore për rrugën e Serbisë dhe Kosovës në Evropë. Palët ranë dakord që një marrëveshje e tillë duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe politikisht e qëndrueshme dhe të kontribuojë në stabilitetin në rajon. Serbia dhe Kosova janë pajtuar për të çuar përpara përpjekjet e tyre për të zbatuar marrëveshjet ekzistuese dhe të vijojnë dialogun me ndërmjetësimin konstruktiv të BE-ja në dialog.

 

Megjithatë çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nuk përmendet në konkluzionet e samitit.

Presidenti Macron ka argumentuar mosmiratimin e heqjes së regjimit të vizave me përvojën e keqe të Francës pas liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Gjeorgjinë, ku u shtua si numri emigrantëve të parregullt ashtu edhe i kriminalitetit nga këto vende.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *