Një ushtar i forcave të armatosura është dërguar në gjendje asfiksie drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës.

Ai ishte përfshirë në operacionin e ndërhyrjes, duke luftuar flakët në fshatin Krinë, në Gjirokastër.

Edhe bashkëshortja e të ndjerit Andrea Haxhiaj, i cili humbi jetën sot nga zjarri, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se ajo është transportuar me urgjencë për në kryeqytet për ndërhyrje të specializuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *