Subscribe

Ajo njihet më së shumti për koncertet e jazzit dhe festivalet në të gjithë europën. Është kudo me firzamonikën e saj, edhe pse ka studiuar si këngëtare lirike. Sylvia Pagni është rritur me klasiken, por e di që jazz ka një magji prej së cilës nuk shpëton dot.

 

Këngëtarja e preferuar e papatit në Vatikanit vjen ne Tiranë, në një koncert me muzikë të mirë italiane. Në Muzeun Historik Kombëtar ajo do këndojë dhe do të interpretojë me firzamonikë, repertorin e saj të dashur.

 

“Kam zgjedhur që në Tiranë të interpretoj me të gjitha ngjyrat e muzikës, që nga klasikja italiane e deri tek muzika e lehtë e Adriano Celentanos, jazzin, por edhe tangot e mrekullueshme italiane. Ne kemi një muzikë fantastike, që kur krijohej për filmat e deri tek ato që interpretohen në raste mjaft të veçanta. Do t’i gjeni në këtë koncert të gjitha ngjyrat e muzikës italiane.”

 

Eventet e veçanta në të cilat ajo ka interpretuar nuk kanë qenë të pakta. Mjafton të përmendim që Silvia ka luajtur për Papa Vojtilën e Papa Franceskun.

 

“Po, kam interpretuar në shumë vende të botës, por do të veçoja ndjesinë që kam marrë teksa ishte kërkuar të interpretoja për ditëlindjen e papa Franceskut. Po luaja muzikë dhe teksa e shihja të afrohej drejt meje, pata aq shumë frikë dhe emocion, sikur të dilja në skenë për herë të parë. Kur m’u afrua dhe më tha se në sytë e mi shihte një Piter Pan që fëmijën brenda vetes e rrëfen kur interpreton, akulli u thye. Ishte një emocion që nuk do ta harroj. Pastaj ati I shenjtë preku firzamonikën time, në shenjë bekimi. Me atë do të interpretoj edhe  në Tiranë.”

 

Silvia do të luajë për publikun kryeqytetas të dielën në mbrëmje në muzeun historik kombëtar, e ndonëse hyrja është e lirë, vendet janë të limituara.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *