Artistët njëzëri shprehen se moslejimi i aktivitetit në ditët në vijim do ti rrënojë akoma më shumë ata.
Njerëzit e artit nuk u shpërblyen as më pagën e luftës, ndërsa tani apelojnë për tërheqjen e këtij vendimi, të cilin ata e konsiderojnë si absurd.
Policia e ka argumentuar kërkesën e tyre për shpërndarje të tubuesve me faktin, për të evituar grumbullimet massive.
Ndërkohë pas përfundimit të protestës ka reaguar edhe kryministri Rama lidhur me tubimine sotëm, duke e quajtur të pakonceptueshëm reagimine aristëve pasi sipas tij asnjë ditë nuk është lejuar aktiviteti i këtyre bizneseve që nga hapja e madhe.
Komuniteti i artit paralajëmron se do të përshkallëzojë protestat deri në një vendim të dytë për pezullimine këtij vendimi.





