E shtunë, 24 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Artan Hoxha zgjidhet Rektor i Universitetit të Tiranës

Pedagogu i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha është zgjedhur Rektor i Universitetit të Tiranës. Ai ka siguruar 54 për qind të votave të pedagogëve dhe studentëve.

Hoxha ka grumbulluar 348 vota; ndërsa dy kandidatët e tjerë, Mimoza Hafizit dhe Kozeta Sevrani, kanë siguruar përkatësisht 176 dhe 122 vota.

Reklamë

Zgjedhjet këtë vit u zhvilluan me debate të shumta, me argumentin se nuk mund të mbahen në këtë kohë pandemie.

Nga ana tjetër, rektori Mynyr Koni tha se nuk e njeh këtë proces. Sipas tij, zhvillimi i zgjedhjeve për drejtuesin e universitetit të Tiranës pa strukturën që e administron si proces, është i pamundur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë