Dy ditë pas vendosjes në listën e zezë të SHBA-së, Artan Grubi, ish zv-kryeministër i Maqedonisë së Veriut nga radhët e BDI-së, vendosi të tërhiqet nga politika dhe jeta publike.
Lajmin e bëri të ditur vetë Grubi përmes një reagimi në rrjetet sociale.
Ai tha se po e merr një vendim të tillë për të ruajtur familjen, integritetin personal dhe për të mbështetur punën e partisë “BDI” dhe të kryetarit Ali Ahmeti.
Ndërkohë, pas futjes së Artan Grubit në listën e zezë nga SHBA, edhe Prokuroria në Shkup nisi hetimin ndaj tij në lidhje me dyshimet për përfshirje në korrupsion të lartë./vizionplus.tv





