Subscribe

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka deklaruar se shumë shpejt dosja 339 dhe 184 do të shkojnë në gjykatë.

 

Gjatë prezantimit të raportit të raportit të prokuroisë për vitin 2018, Marku duke iu përgjigjur interesit të deputetëve, për hetimet e përgjimeve të dosjes 184 dhe 339 të bëra publike së fundmi nga BILD, theksoi se ajo u ka kërkuar prokurorëve që të nxjerrin sa më shpejt konkluzionet e hetimeve.

 

Marku njoftoi gjithashtu se po zhvillohen hetime edhe ndaj Prokurorisë së Krimeve të Rënda me akuzën e nxjerrjes së sekretit hetimor për dosjet 184 dhe 339.

 

“Prokurorët tani duhet të dalin në konkluzione. Ju kam kërkuar në çdo takim, që t’iu japin zgjidhje këtyre çështjeve. Për nxjerrjen e sekretit po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Nisja e çështjes nuk është bërë pse dolën sekretet, por se nxjerrja e sekretit nga prokurorët përbën vepër penale dhe nuk mund të anashkalohet. Prokurorët duhet të dalin në konkluzione dhe t’i drejtohen gjykatës”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *